Zaevi tani për tani nuk planifikon rikonstruim të Qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev nuk po planifikon rikonstruim të madh të Qeverisë dhe beson se propozimet për shkarkimin e dy ministrave Aksel Ahmedovski dhe Adnan Qahil do të mbështeten sot në Kuvend.

Marketing

“Unë nuk planifikoj, për momentin, një rikonstruim më të madh të Qeverisë. Parakushtet për shkarkimin e dy ministrave në Parlament janë vendimet e drejtuesve të partive politike në qeveri, të cilët kërkuan një zëvendësim përkatës, deklaroi kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të projekteve Vala e dytë e Investimeve nga Plani për Rritjen Ekonomike.

Ai shprehu kënaqësi dhe falënderime për bashkëpunimin me të dy ministrat dhe shtoi se mendon që t’i ftojë për angazhim në shërbimin publik, përmes pushtetit ekzekutiv.

“Besoj se do të gjejmë mundësi për angazhimin e tyre të mëtejshëm, për të cilin po mendoj. Ka diskutime me dy ish ministrat. Unë besoj se Parlamenti do ta mbështesë këtë ndryshim”, tha Zaev.

Ai përsëriti se ai definitivisht nuk kandidohet për president dhe tha se ishte mirë që të merrnin në konsideratë kandidatët e tjerë dhe të komentonin se vetëm kështu do të dilte në sipërfaqe se cili do të ishte personi më i mirë për të qenë presidenti ynë i ri.

Sa i përket cenzusit të nevojshëm Zaev beson se do të arrihet dhe se presidenti do të zgjidhet në një garë konkurruese midis disa kandidatëve.

“Besoj se cenzusi 40 për qind do të arrihet në një garë konkurruese midis disa kandidatëve dhe jo vetëm mes pozitës dhe opozitës, së majtës dhe së djathtës, por të ketë përzgjedhje që qytetarët të mund të bëjnë zgjidhjen më të mirë sepse bëhet fjalë për presidentin e shtetit tonë, tha kryeministri dhe shtoi se do të bisedohet për të gjitha çështjet pas përfundimit të procesit politik në Parlament, ndryshimeve kushtetuese për integrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO.

Kryeministri është optimist që në seancën e 9 janarit për ndryshimet kushtetuese do të ketë shumicë prej dy të tretave ose 80 deputetë.

“76 deputetë me të cilët kam biseduar kanë konfirmuar përkrahjen, por kjo nuk do të thotë që të gjithë të tjerët të refuzojnë. Unë besoj se me të vërtetë mund të arrihet sukses në marrjen e mbështetjes nga 85-90, do Zoti edhe më shumë. Ky është edhe qëllimi dhe për këtë arsye kemi këtë proces gjithëpërfshirës”, tha Zaev.

Zaev mbetet optimist se të paktën dy të tretat e shumicës apo 80 deputetë do të ketë në seancën më 9 janar.

Kryeministri lidhur me idenë që deputetë të mbeten në shërbim publik, tha se ligji nuk do të miratohet.