Zagreb: Mbahet tubim në përkrahje të prindërve të David Dragiçeviq

Pas Beogradit, Sarajevës, Mostarit edhe në Zagreb sot do të mbahet një tubim, në përkrahje të prindërve të 21 vjeçarit të vrarë, David Dragiçeviq.

Marketing

“Dëshirojmë të tregojmë se jemi me prindërit e Davidit dhe jemi kundër arrogancës dhe brutalitetit të policisë së shtetit fqinj, i cili ka treguar se nuk punon në shërbim të qytetarëve por mbron interesat e individëve dhe një klime të korruptuar shtetërore, në rradhët e të cilave pozicionet ruhen nga ish-kriminelët” thanë organizatorët e protestës.

Një tubim i ngjashëm do të mbahet sërish sot në Banja Llukë.

David Dragiçeviq, u zhduk në natën e 18 marsit 2018, dhe trupi i tij u gjet gjashtë ditë më vonë.

Babai i tij Davori, pretendon se Davidi ishte “rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Republikës Serbe të Bosnjës”.

Sipas policisë viktima ka vdekur pas përdorimit të alkoolit dhe drogës.