Zaharieva: Ka progres, por akoma nuk jemi të gatshëm të aprovojmë kornizën e negociatave

Në Berlin është bërë progres i caktuar për çështjet e hapura, por ne ende nuk jemi në gjendje të aprovojmë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Ne jemi me qëllime të mira, por nuk mund të bëjmë kompromise që do të vazhdojnë të çojnë në fushatë anti-bullgare, ky është qëndrimi i Qeverisë bullgare, deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, transmetojnë mediat bullgare.

Marketing

“Thuhet qartë se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe marrëveshja me Bullgarinë duhet të respektohen. Në vitin e fundit dhe më shumë se një vit ne kemi qenë dëshmitarë të mosrespektimit ekstrem dhe sistematik të kësaj marrëveshjeje. Nuk po flas vetëm për komisionin për historinë. Ka vërejtje në lidhje me përparimin e Korridorit 8, kemi raste në të cilat krijohen pengesa administrative për investitorët bullgarë, mosgatishmëria e Maqedonisë për t’iu përmbajtur formulës gjuhësore në marrëveshje. Komisioni i përbashkët për historinë nuk ka punuar për gati një vit. Bullgaria mendon se ritmi nuk është i mjaftueshëm”, tha Zaharieva.

Problemi më i madh i Bullgarisë, shtoi ajo, është se figurat historike për të cilët është arritur marrëveshje, nuk janë bërë publike dhe ajo për të cilën është rënë dakord nuk pasqyrohet në librat shkollorë, në ekspozitat e muzeut, sepse qëllimi i vetëm është të eliminojë gjuhën e urrejtjes. Ajo shton se nuk ka asnjë mënyrë për ta arritur këtë nëse individët mbeten vetëm në letër në Komision. Ky nuk është hapi tjetër për Bullgarinë, tha ajo, duke shtuar se kjo është çështje e rëndësishme.

“Kemi dëgjuar shumë akuza se Bullgaria nuk e njeh realitetin. Përkundrazi, ne e njohim realitetin vetëm me faktin se ne ishim të parët që njohëm ekzistencën e shtetit të Maqedonisë. Kjo është një nga vijat e kuqe shumë të rëndësishme të Bullgarisë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes”, tha Zaharieva.

Ajo sqaron se ka disa përparime në lidhje me çështjet e hapura në Berlin për Maqedoninë siç është përdorimi i emrit të shkurtër të emrit Maqedoni e Veriut.

Mgid

Marketing