Zaharieva: Nuk duhet të shtyhen negociatat për anëtarësimin e Shkupit dhe Tiranës në BE

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, i bërë thirrje edhe një herë BE-së që të shqyrtoj vendimin për negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ato duhet të hapen menjëherë. Zaharieva gjatë konferencës në Sofje kushtuar Ballkanit Perëndimor, deklaroi që fillimi i negociatave për anëtarësim në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë nuk duhet të anulohet për shkak të propozimit francez për metodologji të re për bisedimet për bashkim. Sipas saj, këto procese mund të zhvillohen paralelisht.

Marketing

“Një pjesë e reformave, të propozuara nga Franca, janë të pranueshme për Bullgarinë, por kjo nuk do të thotë se dhënia e ditës së gjelbër për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë duhet të anulohet deri në miratimin e metodologjisë së re. Dy proceset mund të vazhdojnë njëkohësisht”, deklaroi Ekaterina Zaharieva

Ajo shprehu shpresë se në gjashtë muajt e ardhshëm Shkupi dhe Tirana do të marrin dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve me BE-në.

“Ndonjëherë jam një nga ministret e jashtme më të zëshme se BE-ja nuk mund të marrë vendim. Për këtë nuk është fajtore vetëm Unioni. Përgjegjësi të madh kanë edhe vendet kandidate”, deklaroi Ekaterina Zaharieva.

Ajo u përqendrua edhe në progresin e arritur në procesin e euointegrimeve të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke potencuar se “gjërat në Ballkan nuk janë kurrë bardh apo zi”. Ministrja bullgare mori shembull marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi me Maqedoninë e Veriut, për të cilën tha se nga njëra anë është arritur një marrëveshje e tillë dhe nga ana tjetër, ajo nuk përmbushet me tempo të mjaftueshme, posaçërisht në pjesën e historisë.