Zaharieva: Shpresoj që Bullgaria të jetë ndër vendet e para që do miratojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Shpresoj që Bullgaria do të jetë një nga vendet e para që do të miratojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, sepse është me interes kombëtar për Bullgarinë, tha ministrja e jashtëm bullgar Ekaterina Zaharieva.

Marketing

“Bullgaria ka interes që Maqedonia të jetë aleati ynë në NATO. E njëjta gjë vlen edhe për hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian “, tha ministrja e Jashtëm bullgar.

Ajo theksoi se miratimi i Protokollit në Parlamentin bullgar mund të bëhet seancën e radhës ose seancën pas saj, kështu duke e bërë Bullgarinë një nga vendet e para që do të miratojë Protokollin për pranimin e Maqedonisë në NATO.