Zaniolo gëzon tifozët e Romës: Dua të bëhem ikonë e klubit

Një nga talentet më të mirë në Itali dhe Europë nën gjirin e Romës momentalisht, dëshiron që të bëhet një ikonë e klubit kryeqytetas.

Marketing

Mesfushori ofensiv ka zbuluar dëshirën e tij të madhe për t’u bërë një ikonë te skuadra e Romës, duke thënë se atyre u detyrohet gjithçka.

“Do të doja të bëhesha një ikonë te Roma, por tani unë duhet të mendoj për rikthimin në fushën e blertë pas lëndimit. Do të doja të qëndroj këtu sa më gjatë të jetë e mundur, u detyrohem gjithçka Romës dhe jam në dashuri me këtë qytet”, ka thënë Zaniolo.

“Për mua dhe gjithë të tjerët, Totti është një hero dhe simbol i Romës. Totti dhe De Rossi janë simbole që asnjëherë nuk do të barazohen nga askush. Unë kurrë nuk kam tentuar të marr numrin 10… jam në rregull me 22-shin”, ka shtuar italiani.

Zaniolo do të jetë gati edhe për Kampionatin Evropian, pasi ky kompeticion është shtyrë për vitin 2021.