Zannier: Galeria Nacionale, shembull për vlerësimin e të gjitha etniteteve

Gjatë vizitës së tij në një ndër Institucionet më të larta dhe më të rëndësishme kulturore, Galeriar Nacionale e Maqedonisë së veriut Z.Lamberto Zannier, Komisioner i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, vlerësoi punën e Drejtoreshës Starova Qerimi.

Marketing

Ai u shpreh për mënyrën se si ky institucioni po ecën drejt respektimit të trashëgimisë kulturore të rëndësishme të vendit tonë. Ai mbështeti drejtoreshën për përpjekjet që po bën për të ruajtur dhe prezantuar në mënyrë të suksesshme dhe të dukshme kulturën e gjithë komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori gjithashtu theksoi se nëse një shtet multikulturorë siç është Maqedonia e Veriut avancimin e tij e sheh drejt BE-së, atëherë duhet sa më shumë të vlerësojë të gjitha etnitetet duke ndjekur shembullin e Galerisë Nacionale.

Së bashku me drejtoreshën ata vizituan objektet e këtij institucioni dhe ekspozitat retrospektive të Rexhai Hysenit si dhe ekspozitën e përhershme.

Marketing