Kanë përfunduar hetimet për vdekjen e çiftit shqiptar, të cilët në Gusht të këtij viti u gjetën të pajetë jashtë apartamentit të tyre në Bronx.
Pas hetimeve ka rezultuar se ngjarja ishte vrasje dhe vetëvrasje. 35-vjeçari Florind Belliu e goditi bashkëshorten e tij Ornela Shehi me çekiç përpara se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin, por mbetet e paqartë është nëse 28-vjeçarja ra nga dritarja apo u shty nga Belliu, i cili u hodh vetëm pak momente më pas.
Pak momente para rënies, fqinjët thanë se kishin dëgjuar të bërtitura. Në momentin e ngjarjes së rëndë në shtëpi ndodheshin edhe dy djemtë e vegjël të çiftit. Fqinjët treguan po ashtu se kishin dëgjuar njërin prej tyre të thërriste “Mami! Mami!”, në momentin që ata ranë nga kati i 6.