Top Channel ka zbardhur emrat e personave të plagosur mbrëmjen e djeshme në Levan të Fierit dhe në ambientet e spitalit. Të plagosur janë Aleksandër Zhapaj dhe dy djemtë e tij, Aldi dhe Gentjan Zhapaj.
Ndërkohë, në reanimacion vazhdojnë të qëndrojnë që prej mbrëmjes së djeshme shtetasit Klajdi Januz Lamaj dhe Erlind Afrim Muçaj.
Top Channel ka filmuar në ambientet e brendshme të spitalit, ku shihen njolla gjaku në muret e pavijonit ku një prej personave, i mori armën efektivit të policisë dhe qëlloi në drejtim të palës kundërshtare, duke lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre.