‘Zbardhet’ marrëveshja mes Millosheviqit dhe Gligorovit

Goran Pajic, ish-truproja i Sllobodan Millosheviçit, ka folur mbi planet e Maqedonisë për të mbetur pjesë e Jugosllavisë, për të cilën publiku nuk dinte deri më tani, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Sipas fakteve të truprojës që ai paraqiti në TV Happy, gjatë prishjes së Jugosllavisë, Presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov ra dakord me Sllobodan Millosheviçin që Maqedonia të ishte pjesë e Jugosllavisë së re.

“Kur Kiro Gligorov u vra në vitin 1995, ai më parë kishte pasur një takim të fshehtë me Sllobodan Millosheviçin dhe ata ranë dakord që Maqedonia të ishte pjesë e Jugosllavisë së re. Sidoqoftë, padyshim që kjo nuk i shkonte për shtat dikujt, kështu që ata organizuan vrasjen e Gligorovit. Gjëra të tilla vendosen në një pjesë të sekondës, pohoi Pajic, i cili ishte në njësinë e sigurimit të Sllobodan Millosheviçit për 10 vjet.

Kiro Gligorov, ishte presidenti i parë maqedonas i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ai kishte shërbyer dy mandate në vitet e 90-ta, kur vendi u pavarësuar nga Jugosllavia.

Ai ishte zgjedhur president në janar të vitit 1991, në kohën kur vendi ishte ende republikë jugosllave.

Ai udhëhoqi qytetarët drejt referendumit, në të cilin ata votuan për pavarësi. Maqedonia ishte republika e vetme që u shkëput nga Jugosllavia pa luftë.

Gligorov ishte ri zgjedhur për një mandat të dytë në vitin 1994. Një vit më vonë, ai ishte lënduar rëndë nga një shpërthim bombe në veturë.

Pas trazirave të para në ish Jugosllavi, ai kërkoi nga të gjithë ushtarët maqedonas, që të tërhiqen nga Armata Jugosllave, ndërkaq me gjeneralin Bllagoje Axhiq, ra dakord për tërheqje paqësore të njësive të armatës jugosllave nga Maqedonia.

Kiro Gligorov, ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, dhe u varrosëdo më 3 janar në varrezat e qytetit në Shkup. Dëshira e tij e fundit ishte që të varroset vetëm nga rrethi familjar.