Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zbardhur rasti i plagosjes me armë të 25-vjeçarit me iniciale A.I. në Haraçinë të Shkupit, që ka ndodhur në fund të muajit gusht të këtij viti, transmeton TV21.

Marketing

Nga MPB-ja thonë se për rastin në fjalë janë shqiptuar kallëzime penale ndaj tre personave – E.B.(29), B.A.(27) dhe E.A.(22) që të tre nga Haraçina. Ata ngarkohen me veprën penale “tenativë në vrasje”.

“Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake personit E.A. i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet më tej në njoftim.

Rasti ka ndodhur më datë 28 gusht, kur në fshatin Haraçinë, me armë zgjarri është gjuajtur ndaj A.I.(25) dhe V.B.(29) nga Haraçina, ku lëndime pati marrë A.I. i cili pati përfunduar në spital.

Marketing