







U hodh shorti për 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Me praninë e përfaqësuesve të klubeve, UEFA zhvilloi shortin përkatës për raundin e radhës të kompeticionit madhor të klubeve europiane.
Në përgjithësi janë evituar përplasjet e mëdha, me përjashtim të çiftit PSG-Manchester United, që nënkupton edhe përballjen Lionel Messi-Cristiano Ronaldo. Dy futbollistë këta që kanë dominuar futbollin botëror prej një dekade e gjysmë.
Sa iu takon dy skuadrave italiane, që ende garojnë në Champions League, shorti ka qenë i pranueshëm. Në këtë raund nuk mund të shortoheshin skuadra nga i njëjti vend, as ato që kishin luajtur në një grup në fazën e kaluar.
Bardhezinjtë e Allegrit kanë evituar PSG e Messit, Mbappe dhe Neymar, duke “peshkuar’ Sporting Lisbona. Zikaltrit e Inzaghi rrezikonin të përplaseshin me dy Manchester-ët, Liverpool-in dhe Bayern Munich. Goglat kanë përvijuar çiftin Inter-Ajax.
Ja çiftet e 1/8 finale të Champions:
BENFICA – REAL MADRID
VILLAREAL – MANCHESTER CITY
ATLETICO MADRID – BAYERN MUNICH
SALZBURG – LIVERPOOL
INTER – AJAX
SPORTING LISBON – JUVENTUS
CHELSEA – LILLE
PSG – MANCHESTER UNITED
Kujtojmë se rregulli i golave në fushë kundërshtare është hequr, ndaj në rast barazimi pas 180 minutash (vatje-kthim) duhet të shkohet në kohë shtesë dhe mundësisht te penalltitë. Ndeshjet e para të 1-8 finale të Ligës së Kampionëve do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars.
Skuadrat ishin ndarë në dy vazo gjatë hedhjes së shortit në Nyon:
Vazo 1
Ajax
Bayern Munich
Juventus
Liverpool
Lille
Manchester City
Manchester United
Real Madrid
Vazo 2
Atletico Madrid
Benfica
Chelsea
Inter
PSG
Salzburg
Sporting
Villarreal