Blerim Bexheti, në Click Plus për herë të parë ka folur në detaje për takimin që ka ndodhur mes përfaqësuesve të Frontit Europian dhe VMRO-DPMNE-së.
Nuk thotë se është realizuar në dhomën 161, por se është realizuar për të krijuar Komision, për siç thotë, të sigurojë përfaqësim të drejtë të shqiptarëve.
Bëri të ditur se ky takim është realizuar para se të votohet riogranizimi i Qeverisë – të cilin ligj e mbështetën edhe deputetët e FE-së, edhe pse në opozitë.
“Ne kemi pasur takim për Komisionin për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Kush e kush?
Po kanë qenë kur është votuar Ligji për Qeveri, për riogranizimin e administratës edhe aty kemi qenë unë, Elmi Aziri, Faton Ahmeti dhe Menduh Thaçi dhe kemi folur për një Komision që nuk është i paraparë me Rregullore. Duke e parë se kah shkon, sepse megjithatë në politikë duhet t’i parashohësh gjërat, ne kemi krijuar një komision ad-hoc për të ndjekur përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, sepse këta i largojnë dhe gajle s’e kanë. Këta veç t’i rrinë “pronto” shefit të vet dhe kryetar i Komisionit të jetë i FE. .
Gazetari: Është zyra 161?
Jo, jo… As nuk e di numrin. Ne kemi lëshuar kumtesë të përbashkët. Nuk shkojmë për të vjedhur”, tha mes tjerash Bexheti.