Zbardhet vrasja e Orhan Bajramit

Policia greke ka zbardhur ekzekutimin mafioz të Orhan Bajramit, i cili u ekzekutua në një atentat më 15 korrik 2023, gjatë kohës që ishte me pushime në Kalkidhiki.

Marketing

Atentati u krye nga një skuadër prej disa personash, të cilët qëlluan për vdekje me një pistoletë zastava të kalibrit 7.65 mm, Ohran Bajramin, si dhe plagosën rëndë bashkëshoqëruesin e tij Sead Sezlovijk.

Prej hetimeve rezultoi se autor i ngjarjes është G.T. i datëlindjes 1991, shtetas i Maqedonisë së Veriut me orgjinë shqiptare.

Mediat greke bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij, edhe këta shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare.

Policia mundi të identifikojë autorin pasi vetëm rreth 300 metra më tej nga vendi ku u ekzekutua Orham Barjami u gjetën pistoleta zastava me 5 fishekë, një palë doreza, size të errëta dhe kapuçi që ekzekutori mbante për të mos u identifikuar.

Nga analiza laboratorike e këtyre sendeve me metodën e AND-së, hetuesit grekë dolën në përfundimin se G.T. ishte padiskutim ekzekutori i Bajramit.

Policia greke thotë se G.T. mbahet në një burg të Shkupit pasi akuzohet se ka vrarë dy anëtarë të një organizate rivale marsin e kaluar. Ai u arrestua fill pas ekzekutimit të Bajramit në Kalkidhiki, por deri tani nuk ishte akuzuar për këtë krim. Ndaj tij u lëshua urdhër arresti dhe kërkesë për ekstradim.

Kujtojmë se viktima, Orhan Bajrami, ishte një biznesmen i njohur në fushën e kazinove në Maqedoninë e Veriut.

Ai dyshohet se lideri i bandës rivale me autorin, ku konfliktet kishin lindur për shkak të trafikut të drogës. /Euronews.al

Marketing