Zbardhja e krimit, Taravari: Po hetohen funksionarë të BDI-së

Screenshot

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka theksuar se hetuesia ka nisur procedura për zbardhjen e krimit të ish-pushtetit. Taravari pa zbuluar emra thotë se Prokuroria ka filluar të thërrasë funksionarë të BDI-së për hetime. Emrat sipas Taravarit do të dihen së shpejti.

Marketing

“Unë me sa kam informata, procedurat po ecin. Disa funksionarë të BDI-së veç më po lëvizin nëpër zyrat e hetuesisë dhe Prokurorisë. Këtë e bëjnë organet kompetente shtetërore. Unë nuk kam informata të sakta, por që e di, se lëvizin nëpër ato zyra.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari