drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhëve Ylber Sela është i prerë. Ai tha se nëpunësit duhet të fillojnë të përgadisin aktet në gjuhën shqipe.
“Nuk duhet të lejojmë që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e përkthimit dhe këtu dihet që nëpunësit administrativ shqiptarë duhet të fillojnë që aktet t’i bëjnë në gjuhën shqipe dhe jo t’i bëjnë në gjuhën maqedonase dhe mandej t’i dërgojnë në përkthim sepse ne e dijmë që mos të themi 25% por 20% nëpër institucione shtetërore në Maqedoni janë shqiptarë dhe duhet që 20% të dokumenteve apo më shumë duhet të fillojnë që aktet t’i bëjnë në gjuhën e tyre amtare sepse ua mundëson ligji.”- tha Ylber Sela, drejtor i AZGJ-së.