Zbatimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dalëngadalë po bëhet realitet i pranueshëm dhe normal pa e dëmtuar askend. Kështu, si shembull pozitiv mund të merret Inspektorati Shtetëror i Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili tanimë ka vënë në zbatim të plotë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjitha aktet dhe dokumentet.
Duke filluar që nga tabela e emërtimit, e vendosur në hyrje të këtij institucioni, e deri te shkresa më e thjeshtë, të gjitha i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë në dy gjuhë, pra maqedonisht dhe shqip.
E gjithë kjo punë është bërë në saje të vullnetit dhe ngulmimit të drejtorit të këtij institucioni, zotit Alajdin Havziut i cili me pedantërinë dhe përkushtimin e tij, në mënyrë plotësisht ligjore, vetëm me dy përkthyes ka arritur ta vërë në përdorim zyrtar gjuhën shqipe.
Mbase ky rast mund të shërbejë si shembull i mirë edhe për të gjithë drejtorët dhe funkasionarët e tjerë të cilët ligjin e kanë zbatur pjesërisht ose që nuk e kanë filluar fare për arsye të ndryshme.