Zbatimi i marzhës për mjetet shkollore, Durmishi inspekton libraritë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, personalisht ka vizituar disa librari të qytetit të Shkupit për të vërtetuar se a po respektohet masa për marzhën e fitimit për mjetet shkollore. Sipas ministrit Durmishi, libraritë i kanë ulur çmimet dhe inspektorët po vëzhgojnë punën në terren.

Marketing

“Çmimet janë ndryshuar, ata vazhdojnë punën ku më pastaj s’do të vazhdojnë në të gjitha qytetet tjera, kështu që të jemi të siguruar që kjo masë do të realizohet në tërë shtetin tonë.”, – deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.