Zbrazet ishulli i Santorinit, banorët largohen nga frika e tërmeteve, mes tyre edhe shqiptarë

Ishulli grek i Santorinit ka nisur të zbrazet. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë larguar rreth 9000 persona, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.

Marketing

Të gjithë po largohen nëpërmjet rrugëve detare dhe fluturimeve, ndërsa një pjesë e tyre kanë vendosur të evakuohen në Athinë për momentin.

Në këtë periudhë zakonisht kryet rinovimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave, për sezonin turistik që është në prag.

Por puna është ndërprerë për shkak të lëkundjeve sizmike, të cilat nuk janë ndalur as këtë të martë.

Janë shënuar disa tërmete me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter. Dëme të mëdha ndërtesash nuk ka, por ka patur rrëshqitje dherash.

Qeveria greke ka shpallur gjendjen e emergjencës duke mbyllur të gjitha institucionet.

Sipas ekspertëve mund të pritet një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 që do të çonte në zbutje të situatës sizmike.