Varianti Omicron është mutacioni i fundit i klasifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si shqetësuese.
Që nga zbulimi i tij në Afrikën e Jugut dhe Botsvana për herë të parë gjenomi i këtij varianti është identifikuar në të paktën 77 vende të botës.
Deri më tani ky variant sipas studiuesve ka 32 mutacione në proteinën S, proteinë të cilën virusi e përdor për të hyrë në sistemin imunitar dhe mbi të cilin funksionojnë shumë nga vaksinat anti-covid të disponueshme.
Mutacione që e bëjnë atë veçanërisht të transmetueshme, siç kanë konfirmuar dhe studimet e para në lidhje me këtë varinat.
‘Po zgjerohet me një ritëm që nuk e kemi parë më parë, ” paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ditë më parë.
Arsyeja e kësaj shpejtësie me të cilin varianti Omicron po përhapet mund të jenë në të dhënat e siguruara nga një studim i fundit nga Universiteti i Hong Kongut.
Sipas këtij studimi varianti Omicron shumëfishohet 70 herë më shpejt në bronke sesa varianti Delta dhe virusi origjinal SARS-CoV-2,por jo në mushkëri.
Sipas ekspertëve që kanë kryer këtë studim, kjo arsye mund të shpjegojë shpejtësinë e transmetimit të tij gjë që ka bërë që Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) të sigurojë se vaksinimi nuk mjafton për të ndaluar Omicron.
Studimi, i cili është në fazën e rishikimit nga kolegët , konfirmon gjithashtu se infeksioni i gjeneruar nga ky variant i ri në mushkëri është dukshëm më i vogël se ai origjinal, gjë që mund të tregojë ashpërsinë më të ulët të rasteve të zbuluara.
Nga studimi vlerësohet se Omicron rritet rreth 10 herë më ngadalë në indet e mushkërive në krahasim me variantet e tjera.
Dr. Michael Chan Chi-Wai, studiues në Qendrën për Imunologjinë të Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong, siguron se:
“ashpërsia e sëmundjes tek njerëzit nuk përcaktohet vetëm nga riprodhimi i virusit, por edhe nga reagimi imunitar i pritës ndaj infeksionit , i cili mund të çojë në disrregullim të lindur të sistemit imunitar.