Zbulimet e fundit nga NASA, imami kosovar zgjedhë 14 ajete se çfarë thotë Kurani për shkencën e universin

Pamjet më të fundit të publikuara nga NASA e të realizuara nga teleskopi më i avancuar hapësinor që ekziston, James Webb, kanë bërë bujë kudo në botë.

Marketing

Imazhi me rreze infra të kuqe konsiderohet vërtet domethënëse për astronomët, pasi për të parën herë zbulon pamjen e plotë të një procesi që deri më tani, mund të kuptohej vetëm pjesërisht.

Teleskopi ëebb me një vlerë prej 10 miliardë dollarësh, më i madhi dhe më i fuqishmi i lëshuar ndonjëherë në hapësirë, arrin të vëzhgojë më në thellësi të universit se kurrë më parë.

Imami kosovar, Labinot Maliqi ka publikuar 14 ajete se çfarë thuhet në Kuran për shkencën dhe universin.

“Meqë këto ditë po flitet për avancimet e shkencës drejtë njohjes së krijimtarisë së Krijuesit Fuqiplotë, ua rekomandoj t’i lexoni edhe këto 14 ajete që i zgjodha për ju nga Kurani Famëlartë, Libri i Allahut, i zbritur para 14 shekujve. Këto ajete dhe shumë të tjera i paraprijnë shkencës, dhe udhëzojnë njerëzit drejtë njohjes së vetvetes, universit dhe të vërtetës.

1 — “LEXO me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)!”
| Kuran, 96:01 |

2 — “A nuk e dinë ata të cilët nuk besuan, se qiejt dhe toka ishin të bashkuara e Ne i ndamë ato të dyja, dhe ujin e bëmë bazë të çdo sendi. Akoma nuk besojnë?!”
| Kuran, 21:30 |

3 — “Ne e kemi ndërtuar universin me fuqinë Tonë, dhe Ne e zgjerojmë atë!”
| Kuran, 51:47 |

4 — “Krijimi i qiejve dhe i tokës është vërtetë më i madh, por shumica e njerëzve nuk e dinë!”
| Kuran, 40:57 |

5 — “Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur me shtylla, të cilat nuk mund t’i shihni!”
| Kuran, 13:02 |

6 — “Ai (Allahu) ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Në krijimin e të Gjithëmëshirshmit nuk mund të gjeshë asnjë të metë, andaj hidhe shikimin se a sheh ndonjë plasaritje? Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur!”
| Kuran, 67:03—04 |

7 — “Ne ua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme!”
| Kuran, 67:05 |

 

8 — “A nuk e shihni se si Zoti i ka krijuar shtatë qiejt njëri mbi tjetrin? Është Ai që e ka vendosur hënën brenda (Qiejve) si një dritë që reflekton, kurse diellin e ka bërë fener rrezatues!”
| Kuran, 71:15, 16 |


9 — “Qoftë i lartësuar Ai, i Cili e ka stolisur qiellin me yjësi dhe ka vënë në të një kandil të ndritshëm (diellin) dhe një hënë që ndriçon.”
| Kuran, 25:61 |


10 — “Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën, dhe secili prej tyre noton në orbitë!”
| Kuran, 21:33 |


11 — “Dielli lëviz drejt kufirit të tij përfundimtar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi!”
| Kuran, 36:38 |


12 — “Betohem në qiellin plot rrugë.”
| Kuran, 51:07 |


13 — “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta!”
| Kuran, 41:53 |


14 — “Kjo është vepër e krijimit të Zotit! Më tregoni pra çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij?”
| Kuran, 31:11 |” shkruan në publikim Imami Maliqi.