Zbulimi i cili i ka shokuar edhe vetë mjekët: Ky është shkaktari i çdo të pestit infarkt!

Një hulumtim i ri gjerman ka treguar që depresioni është njësoj i rrezikshëm dhe ndikon në zemër njësoj si edhe pesha e madhe trupore edhe tensioni i lartë i gjakut!

Marketing

Të dhënat e grumbulluara kanë konstatuar që depresioni shkakton madje 15 për qind të sulmit në zemër, pesha e lartë trupore 21 për qind, ndërkaq tensioni i lartë 84 për qind.

Ekspertët theksojnë që ky fakt ka rëndësi të madhe, sepse depresioni sulmon 350 milionë njerëz në gjithë botën, theksojnë të dhënat e Organizatës Botërore Shëndetësore.

Autori i studimit, profesor Karl-Hejnc Ludvig, i Universitetit Teknik në Munih, thotë që nuk ka dilemë që depresioni është faktor rrezikues për sëmundjet kardiovaskulare, mirëpo çështja është se cila është lidhja e depresionit dhe e faktorëve të tjerë të rrezikshëm, si p.sh. pirja e duhanit, kolesterina e lartë, pesha e lartë trupore dhe hipertensioni, dhe sa i rrezikshëm është roli i secilit faktor veç e veç.

Studimi gjatë 10 vjetëve ka përcjellë rreth 3.500 pacientë të gjinisë mashkullore nga mosha 45 deri në 74 vjeç.

Gjatë studimit kanë vdekur më shumë se 500 persona, madje gjysma e tyre nga sëmundjet e zemrës.

Depresioni ka qenë shkaktar në 15 për qind të vdekjeve.

Autorët e studimit thonë që është vërtetuar se, midis të gjithë faktorëve të arritur kryesorë të cilët janë të rrezikshëm për sëmundjet e zemrës, depresioni ka ndikim mesatarisht të fuqishëm.

“Te pacientët me rrezikshmëri të lartë, diagnostika e depresionit do të duhej të ishte standarde”, thotë profesori Ludvig.

Marketing