Për dy ditë rresht, në spitalin Acibadem Sistina në Shkup do të debatohet mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit. Me pjesëmarrje të mjekëve specialist nga vendi dhe të huaj, përfaqësues te asociacioneve dhe organizatave të ndryshme për kancer do të shkëmbehen përvoja për të gjetur opsionet më të mira për trajtim të kancerit. Në vendin tonë nuk ka numër të saktë të personave të vdekur nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik rreth 280 gra të moshës 55-59 vjet vdesin thuajse çdo vit nga kjo sëmundje.
“Spitali klinik Acibadem Sistina gjithmonë është përpjekur të krijoj sistem funksional dhe të integruar. Pasi që jemi pjesë e grupacionit shëndetësor Acibadem në kuadër të së cilit funksionon edhe Acibadem Universiteti, universiteti i mjekësisë I fokusuar kryesisht në shkencat e mjekësisë, lirshëm mund të them se kemi arritur ta integrojmë mendimin shkencor dhe zbulimet e fundit shkencore me atë që quhet punë efikase dhe organizim të spitaleve dhe shtëpive të shëndetit”, tha Jana Marin, Acibadem Sistina
“ Besoj se këto përvoja që do të shkëmbehen këtu do të implementohen në të gjitha institucionet e vendit tonë,ndërsa në si ministri e Shëndetësisë do të vazhdojmë edhe më tutje të investojmë në programet, parasegjithash në FOB testin që jep rezultate të shkëlqyeshme në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, shërimin e plotë dhe kup0phet uljen e shpenzimeve për kurim”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë”.