Gjithsej 25 emigrantë ilegalë nga Pakistani, prej të cilëve njëri minoren, janë zbuluar sot në mëngjes në një automjet transportues afër lokalitetit arkeologjik Stobi.
Siç kumtoi MPB-ja, sot në mëngjes në orën pesë nëpunësit policorë kanë tentuar ta ndalojnë automjetin “Reno Master” me targa të Shkupit në rrugën e vjetër Negotinë – Gradsko. Shoferi është ndalur, por ka dalë nga automjeti dhe ka ikur.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Automjeti dhe emigrantët janë dorëzuar në Stacionin policorë Negotinë për procedurë të mëtejme. Ndërmerren masa për zbulimin e personit i cili e ka drejtuar automjetin.