Zbulohen emigrantë në trenin e mallrave që ka arrit nga Greqia

Gjithsej 62 emigrantë janë zbuluar dje pasdite në kontrollin e dy trenave më mallra që kanë arritur në Stacionin hekurudhor Gjevgjeli të Greqisë.

Marketing

Në trenin e parë janë kapur 42 emigrantë prej të cilëve 38 nga Maroku, dy nga Siria dhe dy nga Algjeria. Emigrantët janë kapur në ora 15:55 nga ana e policisë së Stacionit policor “Bogorodicë” dhe nëpunësve policor nga Republika e Çekisë dhe Austrisë pasi treni ka arrit në orën 15:25.

Më vonë në orën 19:00 të mbrëmjes, gjatë kontrollit të trenit të mallrave i cili poashtu ka arritur nga Greqia, janë gjetur edhe 20 emigrantë, tetë nga Pakistani, shtatë nga Afganistani, tre nga Maroku dhe dy nga Algjeria.

Të gjithë janë dërguar në Qendrën transitore për pranim në Gjevgjeli.

Marketing