Zbulohen fosile të kafshëve 500-milionë vjeçare

Qindra fosile të krijesave të lashta detare janë gjetur në Kanada. Ky konstatim u jep shkencëtarëve një informacion të pasur për një grabitqar të rëndësishëm nga një periudhë kryesore në evolucionin e jetës në Tokë.

Marketing

Shkencëtarët thanë se krijesa e quajtur Cambroraster falkatus, ishte një i afërm i largët i gaforreve të sotme dhe jetoi gjatë periudhës Kambriane rreth 506 milionë vjet më parë, kur gjallesat jetonin në oqeane.

Ekspertët thonë se në krahasim me kafshët e tjera të periudhës, Cambroraster është një “gjigant” prej 30 centimetrash.

Me një kokë të madhe, trup të vogël dhe sy të përmbysur, Cambroraster duket si një gaforre në shikim të parë, edhe pse ato janë në thelb kafshë krejtësisht të ndryshme, sipas Joe Mosesuk nga Muzeu Royal Ontario dhe Universiteti i Torontos.
Ai mendohet të jetë ushqyer me organizma në llum.