Tyson Fury dhe Anthony Joshua mund të përballen me njëri tjetrin së shpejti.
Kampioni i katërfisht, Joshua, mund të sfidohet nga Tyson Fury, në një prej dueleve që do të ishte më i madhi i viteve të fundit.
Gjigantët britanikë dominojnë ringun e boksit, me Joshuan që është heroi britanik që kur fitoi medaljen olimpike në 2012, por rikthimi i madh i Fury nga sëmundjet mendore dhe barazimi me Wilder e ka kthyer atë në top lajm.
Promotori i boksit, Frank Warren dëshiron ta bëjë të ndodh një duel mes dy britanikëve, në vitin 2020, pasi Fury të kompletojë trilogjinë me Wilder.
Por, ai ka zbuluar edhe kushtet që klienti i tij Fury ka për duelin e mundshëm me AJ.
“Për ta bërë atë të ndodh, fitimet e meçit duhet të ndahen 50/50”, ka thënë Warren, transmeton lajmi.net.
“Tyson është ylli më i madh pas duelit me Wilder. Dy fitoret e tij në SHBA lënë të kuptojnë se ai është fytyrë më e njohur në SHBA sesa Anthony, por ne do ta falim për atë” ka shtuar promotori.
Në anën tjetër, edhe Eddie Hearn, promotori i Joshua, ka pohuar se klienti i tij mund të obligohet të pranojë një ndarje 50/50 për duelin me fituesin e Fury – Wilder.