Zbulohen prapaskenat, Hamilton lë Mercedez pas 11 vitesh! Firmos për Ferrarin

Lewis Hamilton te Ferrari. Ajo që kishte parashikuar më parë “Corriere della Sera” është konfirmuar: shtatë herë kampioni i botës do të mbërrijë në Maranello në vitin 2025, por nuk përjashtohet që kjo lëvizje mund të bëhet edhe një sezon më parë.

Marketing

Një njoftim zyrtar mbi këtë lëvizje të bujshme mund të mbërrijë ditën e sotme.

Nëse ky operacion do të realizohet, Lewis do të duhej të zëvendësojë Carlos Sainz dhe Cavallino do të siguronte një ekip ëndrrash të përbërë nga vetë Hamilton dhe Charles Leclerc, i cili sapo ka rinovuar kontratën e tij.