Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti do të jenë përsëri prezantues të Big Brother VIP Kosova 3.
Kështu bëri të ditur vetë Hamiti në emisionin SOL të Klan Kosova.
Më 18 tetor nis edicioni më i ri i formatit më gjigant në vend, ku priten hyrje karakteristike.
“Do të ketë spektakël, nata e parë është festë ku do të prezantohen banorët, dhe nuk do të jenë hiç më pak se vitin e kaluar që kemi qenë. Zakonisht Big Brother nis me 12 ose 14 banorë, ndërsa tani jemi pesë më shumë se ky numër që i them. Qysh natën e parë do të ketë përdredhje. Prisni të papriturën, prisni emocion, kaos, ashtu siç iu ofron Big Brother”, tha prezantuesi.