Zbulohet ‘bastexhiu’ i radhës, ylli i Milanit në telashe

Po zgjerohet hetimi për çështjen e basteve që ka tronditur botën e futbollit në Itali prej disa javësh tashmë.

Marketing

Në listën e të dyshuarve të prokurorisë së Torinos ka hyrë edhe Alessandro Florenzi . Mbrojtësi i Milanit akuzohet për përfshirje të paligjshme në lojëra fati apo baste, krim i parashikuar në nenin 4 të ligjit 401 të vitit 1989.

Lojtari do të merret në pyetje në ditët në vijim, teksa skandali në futbollit italian tashmë ka marrë përmasa tepër të mëdha.

Emri i Florenzit i bashkohet Nicolò Fagiolit , Sandro Tonalit dhe Nicolò Zaniolo . Dy të parët kanë negociuar tashmë me prokurorin federal një skualifikim përkatësisht dhjetë dhe shtatë muaj, ndërsa sulmuesi i Aston Villas, përpara sistemit të drejtësisë sportive, është mbrojtur gjithmonë duke pretenduar se nuk ka vënë kurrë bast për futbollin.