Zbulohet çfarë ju ndikon tek problemet me kockat

Ka shumë persona në mbarë botën që vuajnë prej ankthit në mënyrë të vazhdueshme.

Marketing

Por përveç shëndetit mendor, duket se ankthi ndikon negativisht edhe në shëndetin e kockave. Një studim i fundit ka zbuluar se ankthi dobëson kockat dhe ul nivelin e Vitaminës D.

Kjo vjen edhe prej shkakut se densiteti i kockave ulet shumë në momentin kur prekeni nga ankthi dhe stresi. Për herë të parë studimi ka zbuluar se femrat rrezikohen më shumë nga kjo gjë dhe kockat e tyre mund të pësojnë më shpejt dëmtime të rënda si për shembull thyerje.

Por për të mos pasur të tilla probleme ju duhet që të merrni Vitaminë D dhe të konsumoni vaj peshku, të verdhën e vezës dhe drithëra. Gjithashtu duhet që të mos mendoni gjithmonë më të keqen dhe të kujdeseni sa më shumë për shëndetin tuaj mendor.

Marketing