Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024

Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin pas një sezoni të paharrueshëm, në të cilin më në fund e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Marketing

Erling Haaland përfundoi i dytë në këtë garë, por nuk ishte në gjendje ta fitonte këtë çmim, përkundër faktit që kishte fituar tripletën me Manchester Cityn sezonin e kaluar.

Në moshën 36-vjeçare dhe tani duke luajtur në MLS tek Inter Miami, duket se Messi nuk do të jetë në gjendje që ta shtojë edhe një tjetër Top të Artë në koleksionin e tij.

Kështu që për herë të parë pas shumë viteve, duket e pashmangshme se gara për këtë çmim është e hapur, dhe secili prej top yjeve të futbollit evropian, ka gjasat e tij për ta fituar Topin e Artë

Në të kaluarën, ky çmim ishte dhuruar varësisht nga performancat e futbollistëve përgjatë një viti kalendarik, por kësaj radhe për herë të dytë në histori të ndarjes së çmimit, votimet janë të bazuara në rezultatet e sezonit, që do të thotë në 2023. Messi nisi kampanjën e tij më 1 gusht 2022 dhe e përfundoi më 31 korrik 2023.

Një artikull i ri tashmë ka listuar 15 kandidatët e mundshëm për të fituar Topin e Artë 2024, bazuar se si kanë performuar deri në këtë pikë të seoznit 2023/2024. 

Marketing