Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshmshe ka zbuluar një qendër masazhesh në Tiranë, e cila shërbente si qendër prostitucioni.

Marketing

Në pranga ka rënë menaxherja dhe një punonjëse, ndërsa në kërkim është shpallur administratori 19-vjeçar.

Në kuadër të operacionit “Fusion” u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse).

u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Nikolla Jorgo”, me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.