Një natë tejet e rëndë për Gjermaninë ishte mbrëmë. 11 persona vdiqën, e shumë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Hanau (rajonin e Hessen-it).
Kërkimi për autorin e krimit përfundoi pas disa orësh, pasi u gjet i vdekur në banesën e tij.
Sipas informacioneve të BILD, por edhe shumë mediave të huaja ai i cili kreu sulmin ishte gjermani Tobias R. 43 vjeçar
Tobias R kishte publikuar një video të papërpunuar ditë më parë në internet, ku shfaqte ekstremitet të krahut të djathtë.
Viktimat që humbën jetën dyshohet të jenë pesë të rinj, përfshirë edhe një femër dhe se shumica prej tyre janë kurd.
Të shtënat me armë u bën në dy lokale të ndryshme të nargjiles. Aktualisht sipas policisë nuk ka informacione për ndonjë person tjetër të dyshuar.