Zbulohet kontrata e Messit te PSG, ja shuma maramendëse

Sulmuesi Lionel Messi pritet të fitojë mbi 100 milionë funte në tre vitet e radhës te PSG, me kontratën që tashmë është zbuluar.

Marketing

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kaloi te skuadra franceze, pasi Barcelona nuk arriti ta regjistroi në La Liga, transmeton lajmi.net.

Nuk është befasi që është ndër më të paguarit në botë, pavarësisht që mori zbritje të pagës në Paris.

L’Equipe, ka zbuluar detajet e plota, ku argjentinasi fiton rreth 110 milionë euro brenda tre viteve.

Kjo vlerë e vendos pranë mikut Neymar dhe ndoshta lojtarit që së shpejti do largohet, Kylian Mbappe.

Messi në dy sezonet e para të kontratës trevjeçare do fitojë nga 40 milionë euro, por të ardhurat nuk do ndalen më kaq.

34-vjeçari nuk ka nënshkruar bonuse, pra nëse qëndron për vitin e tretë te PSG, do fitojë 15 milionë euro për vit shkaku i besimit.

Jo vetëm kaq, Messi do fitojë edhe mbi 30 milionë euro ngase kontrata është e sponsorizuar nga kriptomonedhat e “Crypto.com”.

Ai do bëhet lojtari më i paguar në klub, ngase paga e Neymar do zbritur kur t’i afrohet viteve të fundit të kontratës.

Ndërkohë, Mbappe fiton rreth 25 milionë euro për vit.