Zbulohet një sasi e madhe parash të padeklaruara në portin e Durrësit, ku ishin fshehur

Ditën e sotme janë janë zbuluar një sasi e madhe parash të padeklaruara që vinte nga Bari i Italisë në portin e Durrësit. Sipas informacioneve, në këtë autobus janë gjetur të pa deklaruara 500 mijë euro.

Marketing

Paratë janë gjetur gjatë kontrollit të policisë kufitare, të fshehura në pako të ndryshme brenda strukturës metalike të autobusit.

Ndërkohë, parat do të rinumërohen përsëri nga ana e policisë të pasur një shifër të saktë të tyre. Aktualisht,  policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbulimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar për kalimin e parave të padeklaruara.