Zbulohet numri i lojtarëve që do të mundë t’i regjistrojnë Kombëtaret në Euro 2024

Kthim në të kaluarën. Në Kampionatin e ardhshëm Evropian, që do të zhvillohet në Gjermani, çdo përfaqësuese do të ketë mundësi të regjistrojë vetëm 23 lojtarë, e jo 27 siç ndodhi tre vjet më parë dhe në Botërorin e fundit për shkak të emergjencës së shkaktuar nga pandemia e Koronavirusit.

Marketing

24 trajnerët e skuadrave të kualifikuara në eventin madhor të futbollit të verës së ardhshme, do të kenë më pak alternativa për të zgjedhur.

Mediumi italian “Gazzetta.it” shkruan se vendimi është marrë me rastin e mbledhjes së fundit që u zhvillua në Hamburg në kuadër të shortit të grupeve, përcjell SS.

Nuk ka mbërritur ende asnjë komunikim zyrtar, por vendimi për të mos zgjeruar skuadrat është marrë.