Zbulohet përbindëshi gjigant i deteve

Kafka e një përbindëshi gjigant detar është zbuluar së fundmi në brigjet pranë Dorset, në Angli. Sipas shkencëtarëve ajo i përket një pliozauri, një zvarranik detar i tmerrshëm, që 150 milionë vite më parë terrorizonte gjallesat e oqeaneve.

Marketing

Fosili 2 metra i gjatë është një prej kafkave më të plota të këtij lloj dinozauri, çka i mundëson studiuesit që të zbulojnë edhe më shumë mbi këtë grabitqar të lashtë.

Kafka do të jetë edhe pjesë e një serie të programit të moderatorit dhe biologut me famë botërore, David Attenborough, që do të transmetohet në BBC me rastin e Vitit të Ri.

Që kur u pikas për herë të parë, studiuesit kuptuan se kjo kafkë ishte ruajtur në mënyrë të përkryer. “Është një prej zbulimeve më të mira mbi të cilat kemi punuar”, tha për BBC paleontologu Steve Etches.

Kafsha ka qenë 10-12 metra e gjatë dhe ajo që bie në sy në fosil janë 130 dhëmbët e frikshëm, sidomos ata të përparmë. Të gjatë dhe të mprehtë, mund të vrasin me një të kafshuar.

“Nuk kam dyshime që pliozauri ka qenë Tiranozaurus Rex i deteve”, thotë Dr Andr Rowe, nga Universiteti i Bristolit.

Tani, shkecëtarët janë përqendruar te gjetja e pjesës tjetër të trupit të pliozaurit, që mendohet të jetë aty pranë.