Zbulohet plani i Liverpoolit për merkaton verore

Një raport i ri sugjeron se Liverpooli ka ‘diskutuar’ për përforcimin e tri pozicioneve përpara fillimit të sezonit 2024/25.

Marketing

Ka qenë një merkato jashtëzakonisht e qetë për Liverpoolin, i cili mbetet i vetmi klub i Premier Ligës pa transferim këtë verë, raporton KosovaPress.

Në fakt, Liverpooli është skuadra e vetme në pesë ligat më të mira të Evropës që nuk ka bërë asnjë transferim që nga hapja e merkatos më 14 qershor, gjë që natyrisht ka ngjallur shqetësim te tifozët.

Trajneri Arne Slot, megjithatë, mbetet i qetë për aktivitetin e tyre në dritare. “Një nga arsyet është që unë dua të vlerësoj lojtarët që kam, gjë që është e vështirë sepse shumica e tyre nuk janë këtu”, tha ai në turneun e tyre parasezonal.

“Kam trashëguar një ekip që është vërtet i mirë, kështu që nuk është aq e lehtë të gjesh lojtarë të njëjtit standard apo edhe më të lartë. Ne presim që lojtarët tanë të kthehen dhe presim që të duhurit të nënshkruajnë”, tha më tej Slot.

Liverpooli pritet të hyjë në veprim sapo Slot të jetë në gjendje të vlerësojë skuadrën e tij të plotë pasi ata të kthehen nga pushimi pas garave ndërkombëtare.

Pra, ku po kërkojnë të forcohen?

Një raport nga “The Athletic” pretendon se gjiganti anglez ‘kryesisht shikojnë lojtarë të moshës 24 vjeç e poshtë me një nivel të mirë eksperience.’

Për sa i përket pozicioneve, ka pasur diskutime për të sjellë një qendërmbrojtës pas largimit të Joel Matip, i cili u largua nga “Anfield” në fund të kontratës së tij në qershor.

Një lojtar sulmues është gjithashtu në listë, si dhe një mesfushor defansiv, megjithëse ky i fundit mund të jetë i vështirë duke marrë parasysh qëndrimin e tyre në pozicion.

Liverpooli kohët e fundit refuzoi një ofertë nga Marseille për Wataru Endo pasi krerët e klubit besojnë se ka mungesë të numrit 6 të përballueshëm dhe të përshtatshëm në tregun aktual.

Nëse duhen besuar raportet, Slot nuk dëshiron ta lërë Endon të largohet këtë verë. Oferta e Marseille nuk ishte aspak afër vlerësimit të Liverpoolit për japonezin, sipas “Football Insider”.

Raporti vazhdon: “Besohet se Liverpooli dhe trajneri Arne Slot nuk janë të gatshëm të dobësojnë mesfushën e tyre duke lejuar që Endo të largohet.”

Liverpool do të përballet me Ipswich Town në ndeshjen e hapëse në Premier Ligë më 17 gusht. Merkato do të mbyllet më 30 gusht në orën 24:00.

Marketing