Zbuloi këmbët më shumë se duhet, aktorja egjiptiane rrezikon burgun

Aktorja egjiptiane Rania Youssef u padit për skena të pahijshme gjatë parakalimit në tapetin e kuq në një festival filmi në Kajro. Veshja provokuese dhe transparente i zbulonte këmbët më shumë se ç’duhet gjatë ceremonisë së mbylljes.
Seanca gjyqësore, që pason një seri denoncimesh të ardhura nga prokuroria, është parashikuar për datën 12 Janar 2019. Sipas kodit penal në Egjipt, Youssef rrezikon deri në 5 vite burg.

Marketing

Vitin e kaluar një gjykatë egjiptiane burgosi këngëtaren Shaimaa Ahmed për dy vjet – duke ja reduktuar më vonë dënimin në një vit – për shkak të shfaqjes së saj me veshje intime në një video muzikore, ndërsa po hante një banane.
Ndërkohë, në janar të 2018-ës prokurorët arrestuan një tjetër këngëtare, Laila Amer, pas videos së saj muzikore, duke treguar vallëzimin e saj dhe duke bërë veprime të cilat shkaktuan mjaft polemika.