Zdravev: Jam i befasuar nga ajo që ndodhi me PSP-në

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut Kiro Zdravev, para seancës së sotme deklaroi se është i befasuar nga ajo që ka ndodhur me Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Marketing

“Përmes informimit publik mora vesh se udhëhiqet procedurë për dy të dyshuar, ndërsa kundër askujt nga PSP-ja. Të presim, siç tha edhe prokurorja për krim të organizuar, të kryhen ekspertiza, të nxirren dëshmi, të vërtetohen fakte, të zbatohet hetim, dhe të shohim kush është përgjegjës për këtë punë”, tha Zdravevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin “Haraçi”.

Ai tha se mban qëndrimin pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjykatës, prokuror apo politikan, se duhet të respektohet Kushtetuta, ligjet dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, sepse ky është sistemi juridik.

“Gjithçka që del nga kjo është kundërkushtetues, i paligjshëm dhe është përgjegjës”, shtoi Zdravev.

Në pyetjen lidhur me vetingun në gjyqësi, ai theksoi se po zbatohet në shtetin tonë nëse merre parasysh regullative ligjore.

“Te ne ekziston Ligj për Këshill Gjyqësor, Ligj për Prokurorinë Publike, Ligj për zbatimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave, ekziston polici financiare, që do të thotë nuk ka pengesa që vetingu të zbatohet në shtetin tonë”, theksoi Zdravev.

Marketing