Shkup, 16 qershor – Deputeti Skender Rexhepi i cili së fundmi braktisi partinë e tij Alternativën, dhe paralajmëroi se prej tani e tutje do të veprojë si i pavarur në Kuvend, për Novatv thotë se vendimi i tij nuk ka qenë aspak e lehtë, por ka qenë e pashmangshme, transmeton Zhurnal.
Ai shprehet se nuk është konsultuar me askënd për veprimin e tij.
“Nuk kishte nevojë të konsultohem me askë për vendimin tim, ishte vendim i pavarur. Vendimi erdhi pas të gjitha hapave të harxhuara për kthimin e vlerave të vërteta demokratike në parti. Unë prita udhëheqësia e ngushtë e partisë të sjellë vendim me të cilën do të përmirësohet njëmendshmëria në parti, por ata me vendimet e fudnit, e thelluan këtë njëmendshmëri, e me çka ishte i pashmangshëm vendimi im për veprim i pavarur politik. Kam qenë dhe vazhdoj të jem luftëtar për demokratizimin e partive politike, e jo ato të bëhen strehë e grupeve private”, tha Rexhepi.
Pas njoftimit të djeshëm të Rexhepit se od të veprojë si i pavarur, Alternativa i kërkoi të kthejë mandatin e deputetit sepse të njejtën siç thonë, e ka fituar në krah të partisë.