Zejdi: Në një listë me Të majtën JO, as për marrjen e mandatit për krijim të Qeverisë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi ka deklaruar se nuk do të pranojnë të jenë pjesë e përbashkët të një liste me deputetë të së Majtës, as kur do të duhen deputetë për të marrë mandatin për krijim të Qeverisë.

Marketing

“Alternativa ka parime konsistente politike dhe këto parime Alternativa i realizon komfor funksionimit politik. Prandaj, atë çfarë kam thënë unë është edhe qëndrim i Alternativës, se “jo, ne asnjëherë nuk do të jemi në një listë të përbashkët, në një tavolinë të përbashkët me njerëz që janë anti-shqiptar, anti-NATO, anti-BE dhe anti-Kosovë dhe në asnjë rast me ata nuk lejojmë ne të jemi pjesë e asnjë shumicës. Kështu, as lista për mandatim nesër nuk do të lejojmë të jemi ne, nëse aty është edhe E majta”, tha Zejdi para se të hyjë në Kuvend, transmeton TV21.

Kujtojmë se Zejdi kishte kusht që në iniciativën për rrëzimin e Qeverisë “Zaev 2”, të mos qëndrojë nënshkrimi i tij, nëse në atë listë qëndrojnë deputetët të së Majtës.

Dimitar Apasiev nga E majta tërhoqi nënshkrimin bashkë me 16 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe AAA solli vendim që katër deputetë të saj të votojnë “për” rrëzimin e Qeverisë.

https://www.facebook.com/watch/?v=1083884412150767&t=0