Zeka: Arrestimet e para të Speciales në janar, ja lista me emrat e të akuzuarve

Milaim Zeka, deputet nga Nisma Socialdemokrate gjatë një interviste dhënë mbrëmë ka thënë se arrestimet e para të Gjykatës Speciale do të ndodhin në muajin janar.

Marketing

“Krejt këto hallakama që po ndodhin në Kosovë, që na kanë zhvendosur prej problemeve reale, janë pikërisht nga frika prej Gjykatës Speciale. Aq sa kam unë informacione arrestimet e para kanë më ndodhë në janar të vitit të ardhëshem, që i bie edhe dy muaj”, ka deklaruar Zeka.

Deklarimet e Zekës vinë pikërisht në ditën kur prokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith vizitoi Kosovën dhe takoi Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Por, kohë më parë deputeti Zeka kishte publikuar edhe një listë me emrat e disa personave që sipas tij priten të akuzohen nga Gjykata Speciale.

Sipas Zekës, në listë janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit Haliti, Shaip Muja, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj e Rexhep Selimi.

Kjo ishte lista e plotë e publikuar nga Zeka në facebook:

Akuzohet edhe Hashim Thaqi e Kadri Veseli

Burime tona të informacionit, na bëjnë me dije se, lista e cila është përpiluar ndaj atyre të cilët do të akuzohen për krime lufte, është mbajtur top sekret, nga të gjithë vendorët, po edhe ndërkombëtarët, për arsyen e vetme, se duke u nisur nga eksperiencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështoj.

Kështu që njeriu nr .1, i cili do te akuzohet, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës është:

1. Agim Çeku, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe ish kryeministër i Kosovës.

2, Azem Syla, ish komandant i UÇK- së.

3. Hashim Thaqi, drejtor në Drejtorinë Politike të UÇK -së. Kryetar i PDK-së, ish kryeministër, dhe aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

4. Kadri Veseli, ish shef i Sherbimit Informativ Kombëtar të UÇK -së, aktualisht Kryetar i Parlamentit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK- së, partisë më të madhe në vend.

5. Xhavit Haliti, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përgjegjës për Shqipëri, dhe ndërlidhës i kësaj organizate me organizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Aktualisht, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.

6. Dr. Shaip Muja, ish përgjegjës për Shendetësi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, aktualisht deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës, por që vjen nga radhët e PDK -së.

7. Ajvaz Berisha, komondant i njesiteve speciale të UÇK -së, profesor I Universitetit Publik, aktualisht konzull në Frankfurt.

Këta ishin nga radhët e PDK- së

Nga radhët e AAK- së:

1. Daut Haradinaj, ish komondant i UÇK- së, i akuzuar pas luftës për krime lufte, ku ka vuajtur disa vite denim me burg. Aktualisht, deputet i Parlamentit të Kosovës.

2. Blerim Kuqi, ish komondant i UÇK- së, ish kryetar Komune në Suharekë.

3. Lahi Ibrahimaj, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK se, i akuzuar nga Tribunali i Hagës, së bashku me Ramush Haradinaj. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Vetëvendosja

1. Rexhep Selimi, ish antar i Shtabit të Përgjithshëem të UÇK- se. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Partia Nisma:

1. Fatmir Limaj, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm, ish ministër në Qeverine e kaluar. Aktualisht kryetar i partisë Nisma, dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.

Dhe krejtë në fund: Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Pergjithshëm të UÇK -së, të cilin e zevëndësoi Agim Çeku.

Kjo është lista A, në listen B, do të akuzohën poashtu komondant të rangut të lart, kryesisht nga zona e Drenicës, mirëpo për hirë të mos dëmtimit të hetimeve, listën do ta publikojmë më vonë.

Marketing