Zekiri nga burgu është dërguar në spital, dyshohet se është helmuar

Pasditen e djeshme nga burgu i Shutkës Muhamed Zekiri nga paraburgimi është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup. Informacionin për Telmën e kanë konfirmuar nga burgu i Shutkës.

Marketing

Nga burgu kanë thënë se kërkesa për transferim në spital është dërguar deri tek gjykata që nga java e kaluar, ndërsa përgjigja ka ardhur mbrëmë. Nuk ka shpjegim përse Zekiri nuk është dërguar në repartin e dedikuar për të dënuar dhe ata që janë paraburgim por është dërguar në Klinikën Infektive.

Nga Gjykata Penale kanë thënë se pas kërkesës dhe njoftimit për gjendje të përkeqësuar nga autoritetet e burgut, në afat sa ma të shpejtë është lejuar mjekimi i të arrestuarit në spital.

Përndryshe Zekirit i është vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimi.