Zekiri: Unë bashkë me gruan dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv me koronavirus

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ai dhe familja e tij e ngushtë kanë rezultuar pozitiv në Covid-19.

Marketing

“Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirisht unë jam jam pa asnjë simptom por kam rezultuar pozitiv. Edhe nëher ju bëj thirrje të gjitjëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit. Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme”, ka shkruar Zekiri.