Zekolli: Ndërtojmë më shumë, më mirë dhe më drejt për Likovën

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi, inspektuan nga afër punimet në rikonstruktimin e rrugës Sllupçan–Orizarë, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë zonë.

Rruga, me një gjatësi prej rreth 3 kilometrash dhe gjerësi 5 metra, nuk ishte rikonstruktuar që nga vitet 1998–99. Tani, falë një investimi prej 570.000 eurosh, i siguruar nga thirrja e parë e Qeverisë për komunat përmes Ministrisë së Transportit, projekti po bëhet realitet.

“Ky investim është një dëshmi konkrete se resurset publike po shkojnë atje ku ka më shumë nevojë, në përmirësimin e infrastrukturës që ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve,” deklaroi Zekolli Shaqiri.

Autoritetet lokale dhe qendrore premtojnë vazhdimin e punës me përkushtim për të sjellë projekte të reja që përmirësojnë cilësinë e jetës në komunat e vendit.

Marketing