“Personi i cili nuk shkon as në punë, ndëshkon BE-në dhe bën thirrje Brukselit për të treguar seriozitet në lidhje me zgjerimin”. Ka qenë kështu “cicërma” (tëeeter) e ish Ambasadorit dhe njohësit të njohur të çështjeve politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Arsim Zekolli.
Ky reagim i Zekollit vjen si pasojë e intervistës së fundit të Nikolla Dimitrovit, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane, ku ky i fundit ishte mjaft kritik ndaj BE-së dhe procesit të zgjerimit në përgjithësi.
Dimitrov në po të njëjtën intervistë u ankua se nuk po përfillet nga kryediplomati Bujar Osmani.