Zekolli: Vota e partive politike shqiptare për LSDM-në, votë për shpëtimin e kriminelëve

Analisti politik dhe ish ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bruksel, Arsim Zekolli përsëri përmes një shkrimi në twitter ka thumbuar kreun e social-demokratëve Zoran Zaev, informon GAZETA.MK

Marketing

Sipas Zekollit, LSDM e udhëhequr nga Zaev po punon për shpëtimin e kriminelëve të dalë nga VMRO-DPMNE-ja dhe atyre të partisë së tij dhe me këtë rast ai porositë partitë politike shqiptare që mos ta përkrahin me votë në kuvend.

Ky është postimi i plotë i Zekollit në twitter:

“Një porosi e shkurtër dhe e qartë për partitë politike shqiptare:

Vota për LSDM-në është votë për shpëtim të Mijallkovit, Gruevskit, Kamçevit, Mukoskit, Dimitrovit, Boshkovskit. Aq, nuk ka këtu ndonjë filozofi të thellë.”

 

Marketing