Zelensky: Ballkani si Ukraina

Presidenti ukrainas Volodomir Zelensky ka hequr paralele mes agresionit rus ndaj vendit të tij me kërcënimet për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe ato kineze për të pushtuar Tajvanin.

Marketing

“Këto ditë, ka shumë raportime për situata konflikti dhe kërcënime në zona të tjera. Në plan të parë Ballkani, pastaj Tajvani, tani mund të jetë Kaukazi. Të gjitha këto situata duken të ndryshme, megjithëse i bashkon një faktor, arkitektura globale e sigurisë nuk ka funksionuar. Nëse do të kishte funksionuar, nuk do të kishim patur këto konflikte”.

Sipas Zelensky duhet të ketë një arkitekturë efektive të sigurisë globale që garanton se asnjë shtet nuk mund të përdorë më kurrë terrorin e tij kundër një shteti tjetër. Ai e konsideron vitin 2014 si një pikë kthese me Krimenë, me pas me Donbasin, me Boingun e rrëzuar malajzian, ngjarje ku Rusia shmangu përgjegjësinë e ruajti lidhjet e biznesit dhe politikës me botën.

“Populli ukrainas u mundësoi të gjithëve që të kuptojnë se sa e brishtë është liria e çdo populli në Europë dhe pjesë të tjera të botës”, theksoi ai. Të dielën e kaluar deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ofroi trupa ushtarake në ndihmë të Kosovës kundër Serbisë.

Marketing